Neymar ngushëllon Messin për eliminimin e Argjentinës

Neymar ngushëllon Messin për eliminimin e Argjentinës

20:04, 03/07/2019

Sot në orën 2:30 të mëngjesit u luajt ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Amerikës midis Argjentinës dhe Brazilit, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 2-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë lojtarët e Brazilit ishin duke gëzuar për fitoren, ndërsa ata të Argjentinës ikën më kokën ulur në dhomat e zhveshjes.

Në këtë moment, Neymar shkon në dhomat e zhveshjes ku ndodhej Messi, për t’i dhënë zemër pas humbjes.

Pikërisht në këtë takim mendohet se Neymar ka folur me argjentinasin, për rikthimin e tij te Barcelona.

Ai ka marrë më shumë informacione nga kapiteni katalanas, se si është gjendja në kampin blaugrana.

Pas këtij takimi shanset që Neymar të rikthehet te Barcelona janë shumë të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco