Liverpooli mendon për të ardhmen, firmos me talentin 17-vjeçar

Liverpooli mendon për të ardhmen, firmos me talentin 17-vjeçar

12:01, 27/06/2019

Kampionët e Europës, Liverpool, kanë kryer goditjen e parë në këtë merkato.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një emër të njohur, teksa të kuqtë kanë preferuar të firmosin me një lojtar të perspektivës si 17-vjeçari, Sep Van Den Berg.

Holandezi ishte pjesë e skuadrës së Pek Zvuole në Eredivise, ndërsa mbrojtësi do t’i kushtojë klubit anglez 1.5 milionë euro.

Për futbollistin që është pjesë e Kombëtares së Holandës U-19 kishte interes edhe nga Bayern Mynchen, apo ekipet vendase si Ajax dhe PSV.

Megjithatë, në fund Liverpooli fitoi konkurrencën, duke nënshkruar me talentin.

Van Den Berg pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë, ndërsa në bazë të paraqitjeve të mbrojtësit, anglezët do të paguajnë bonuse në drejtim të ish-klubit të 17-vjeçarit.

Ndërkohë, marrëveshja do të hyjë zyrtarisht në fuqi më datë 1 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco