Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Një dekadë me Manchester Cityn, David Silva po merr vendimin e dhimshëm

Një dekadë me Manchester Cityn, David Silva po merr vendimin e dhimshëm

14:47, 26/06/2019

Mesfushori spanjoll, David Silva, ka komunikuar zyrtarisht vendimin e tij për t’i dhënë lamtumirën “Etihad Stadium”, pas një aventure 10-vjeçare në organikën e Manchester Cityt.

33-vjeçari, që numëron 395 ndeshje me fanellën e Citizens që nga transferimi i tij në vitin 2010, ka dhënë kontribut madhor në fitimin e shumë trofeve, duke e ngjitur emrin e tij në majën e hierarkisë si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e Manchester Cityt.

Sezoni 2019-2020 projektohet të jetë i fundit për spanjollin Silva me fanellën e kampionëve të Anglisë.

“Ky është sezoni i fundit për mua në ‘Etihad Stadium’. 10 vjet mendoj se janë mjaftueshëm, një dekadë është një kohë ideale. Drejtuesit e klubit me ofruan rinovimin e kontratës edhe me dy vite të tjera, por vendosa vetëm për një, në mënyrë që të mbyllja dekadën këtu. Nuk e kam parë kurrë veten në një skuadër rivale të Cityt, prandaj do t’i jap fund këtu”, deklaroi spanjolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco