‘Bomba’ e merkatos, Interi dhe Barcelona shkëmbejnë Naingolan me Vidal

‘Bomba’ e merkatos, Interi dhe Barcelona shkëmbejnë Naingolan me Vidal

13:20, 24/06/2019

Një lajm i bujshëm vjen ditën e sotme nga Italia, në aksin Inter-Barcelona.

Siç shkruan “Sportmediaset”, te zikaltrit po mendojnë për një ide të “çmendur” në këtë merkato.

Nuk është mister që Antonio Conte e pëlqen Arturo Vidalin, pasi nën drejtimin e tij, kiliani shpërtheu në sezonet që ishte tek Juventusi.

Gjithashtu, duke parë sezonin poshtë pritshmërive nga ana e Radja Naingolan, tek Interi po punojnë pikërisht për një shkëmbim të tillë.

Për momentin, gjithçka është vetëm një ide, por mendohet se klubet mund të përdorin huazimet, me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco