Situatë delikate/ Ja skenari i kualifikimit të Argjentinës në fazën tjetër të Kupës së Amerikës

Situatë delikate/ Ja skenari i kualifikimit të Argjentinës në fazën tjetër të Kupës së Amerikës

09:50, 20/06/2019

Argjentina ka komplikuar kualifikimin në Kupën e Amerikës.

“Albiçelestët” barazuan 1-1 në një ndeshje mjaft delikate kundër Paraguait, ndërsa tashmë kualifikimi nuk është plotësisht në dorën e përfaqësueses së Argjentinës.

Skenari për kualifikim.

Ata do të tentojnë ta mposhtin Qatarin në ndeshjen e tyre të fundit të grupit, mirëpo kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u renditur në mesin e dy klubeve të para në grup.

Argjentina duhet të fitojë ndaj Katarit dhe të shpresojë që Kolumbia të mposhtë Paraguain. Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni kualifikohet direkt në fazën tjëtër.

Megjithatë, Argjentina do të ketë mundësi të kualifikohet përmes rrugës tjetër, duke grumbulluar më shumë pikë nga përfaqësueset që renditen në vendin e tretë në grupe.

Image

Renditja e vendeve të treta më të mira:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco