Burim Kukeli bëhet me skuadër të re

Burim Kukeli bëhet me skuadër të re

21:38, 19/06/2019

Burim Kukeli ka vendosur që të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit aktiv dhe as nuk ka ndër mend të varë këpucët në gozhdë, edhe pse në vitet e fundit karriera e tij është penalizuar ndjeshëm nga dëmtime të shumta.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili ishte pjesë e atij rrugëtimi fantastik në Euro 2016, i ka dhënë lamtumirën Sionit dhe që nga dita e djeshme i është bashkuar skuadrës së re me të cilën ka arritur akordin për të luajtur në vijim.

Kukeli tashmë do të bëhet pjesë e klubit të Kriens, i cili luan në kategorinë e dytë zvicerane.

Mesfushori 35-vjeçar është larguar si futbollist i lirë nga radhët e Sion, ku kishte nënshkruar në vitin 2017 po ku nuk dha ashtu siç priste kontributin si pasojë e problemeve fizike dhe dëmtimeve aspak të lehta që kaloi.

Dëmtime të cilat penalizuan edhe karrierën e rij me përfaqësuesen shqiptare, me të cilën Kukeli ka luajtur në total 27 ndeshje që nga viti 2012 kur iu bashkua për herë të parë.

Kriens është një skuadër e cila në sezonet e fundit ka luajtur më shumë për mbijetesë në Challenge League, por me afrimet që ka bërë së fundmi, pritet që të ketë më shumë ambicie për kthimin në elitën e futbollit zviceran në edicionin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco