Leonardo kërkon Donnarummën te PSG-ja

Leonardo kërkon Donnarummën te PSG-ja

20:26, 19/06/2019

I larguar nga Milani në fund të sezonit, braziliani Leonardo u rikthye te PSG-ja pak ditë më parë në rolin e drejtuesit dhe po përgatit një “dhuratë” për klubin francez, që do të vijë pikërisht nga klubi kuqezi.

Bëhet fjalë për portierin Gigio Donnarumma, të cilin Leonardo e vlerëson shumë dhe është gati të ofrojë 60 milionë euro për Milanin dhe një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro në sezon, për gardianin italian.

Vetë Donnarumma do të preferonte të vazhdonte ende në klubin kuqezi, por drejtuesit e Milanit kanë ndërmend të rregullojnë sa më shpejt aspektin financiar dhe vetëm numri 99 i portës mund të sigurojë para mjaftueshëm për të ndikuar në bilanc.

Megjithatë vlen të theksohet se kalimi i Donnarummës te PSG do të varet shumë edhe nga fushata e shitjeve të klubit francez, pasi këta të fundit për momentin nuk mund të kalojnë në aventurë dhe të rrezikojnë me Fair Play-n Financiar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco