Sot/ Shorti në Europa League, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Teutës dhe Laçit

Sot/ Shorti në Europa League, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit, Teutës dhe Laçit

09:05, 18/06/2019

Sot në orën 15:30 në Nion të Zvicrë hidhet shorti që do të përcaktojë çiftet e turit të parë të Ligës së Europës.

Kukësi, Teuta dhe Laçi mbajnë “frymën” dhe luten që fati i goglave t’i rezervojë duele të lehta në letër.

Ekipet shqiptare do të njohin kundërshtarët, teksa dje UEFA ka bërë edhe ndarjen e grupeve, nga ku në 9 të tilla, janë diferencuar skuadrat e cilësuara si favorite dhe ato jofavorite.

Pjesëmarrja konstante në Kupat e Europës i ka dhënë luksin Kukësit që të rrisë koeficientin dhe tashmë pret i qetë shortin, pasi nga 5 kundërshtarë të mundshëm, duket se ai që tremb është vetëm ekipi hungarez, Debreceni.

Rivalët e tjerë të mundshëm të Kukësit janë Milsami Orhei (Moldavi), NK Mura (Slloveni), Banants (Armeni) dhe Je unise Esh (Luksemburg).

Në ndryshim nga Kukësi, klubet e Teutës dhe Laçit janë në vazon e skuadrave që cilësohen jofavorite. Durrsakët duhet të “peshkojnë” një mes Apollon Limasolit (Qipro), Kairat Almatit (Kazakistan), Ventspilsit (Letoni), Krakovës (Poloni) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco