Toronto, sulm me armë gjatë festimeve të titullit kampion, 4 të plagosur

Toronto, sulm me armë gjatë festimeve të titullit kampion, 4 të plagosur

08:40, 18/06/2019

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në Toronto ku skuadra kanadeze e basketbollit ishte mbledhur për të festuar titullin kampion “NBA”.

Sipas policisë, mijëra tifozë e mbushën sheshin "Nathan Phillips" kur në një moment u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Manifestimi u ndërpre menjëherë për të qetësuar situatën e turmës ndërsa policia arrestoi 3 persona me maska të cilët dyshohen se janë autorët e këtij sulmi.

Autoritetet i kanë kërkuar publikun që të dërgojë pamjet për të ndihmuar në hetimin e tyre, shkruan BBC Sport, raporton SYRI.net.

Policia ka shkruar në Twitter se asnjë nga të lënduarit nuk rrezikon jetën, gjithashtu në vend ngjarje u gjetën dy armë zjarri.

Toronto Raptors është shpallur kampione në NBA për sezonin 2018-2019, pas triumfit 4-2, në gjashtë finalet që luajti ndaj Golden State Warriors.

Skuadra nga Kanadaja fitoi me shifrat 114-110 finalen e fundit në “play-off”, duke shkruar historinë.

Ky ishte titulli i parë i skuadrës kanadeze në kampionatin amerikan të basketbollit.

 


 

 

 


 

 

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco