Kompanitë e basteve publikojnë favoritët për fituesin e Kupës së Amerikës

Kompanitë e basteve publikojnë favoritët për fituesin e Kupës së Amerikës

21:26, 12/06/2019

Copa America po afron dhe kompanitë e basteve kanë nxjerrë koeficientet e skuadrave favorite për të fituar këtë kompeticion.

Brazili është favorit për ta fituar trofeun më prestigjioz në Amerikën Latine. Bastet i kanë vënë Brazilit kuotën 2.5 për ta fituar Kupën e Amerikës, ndërsa Argjentinës kuotën 4.5 në vendin e dytë.

Në vend të tretë nga kompanitë e basteve pozicionohet skuadra më e titulluar e Kupës së Amerikës, Uruguai me kuotën 8. Kolumbia e James Rodriguez dhe Radamel Falcaos pozicionohet e 4-ta me kuotën 10 e ndjekur nga fituesja e dy edicioneve të fundit Kili me kuotën 13.

Ndërkohë Japonia dhe Katari dy skuadrat që marrin pjesë si të ftuara në këtë garë kuotohet respektivisht me 50 dhe 75 për të ngritur lart trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco