Neymar ka kërkuar largimin nga PSG-ja, drejt rikthimit në Spanjë

Neymar ka kërkuar largimin nga PSG-ja, drejt rikthimit në Spanjë

15:13, 10/06/2019

Eksperienca e sulmuesit brazilian, Neymar, në Francë ka ardhur në fund të saj. Atje janë të sigurt për këtë fakt.

Sipas asaj që bën me dije “Telefoot”, Neymar ia a bërë të qartë klubit të PSG-së se dëshiron të largohet dhe të luajë në një vend tjetër.

Arsyet janë të ditura. Para së gjithash, Neymar pretendon se bota e futbollit në Francë është treguar e pamëshirshme me të.

Pastaj, ka të bëjë edhe ardhmja e mundshme e Leonardos në rolin e drejtorit sportiv, në vend të Antero Henrikes, i cili ka qenë ndër mbështetësit e parë të futbollistit 27-vjeçar.

Për momentin janë zëra. Madje, thuhet se PSG-ja është gati t’i propozojë rinovimin sulmuesit.

Megjithatë, është shumë e vështirë ta mbash një futbollist kundër dëshirës në skuadër.

Një situatë që i leverdis Barcelonës dhe që po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit.

Messi është ai që po shtyn më shumë për rikthimin e brazilianit me fanellën katalanasve, por ai kërkohet edhe nga Real Madridi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco