Partizani pret shortin e Championsit, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Partizani pret shortin e Championsit, këta janë kundërshtarët e mundshëm

13:29, 10/06/2019

Sezoni i ri i Partizanit nis nga pjesëmarrja në Champions League dhe më 18 qershor të kuqtë do të mësojnë kundërshtarin që do të kenë në turin e parë.

Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 korrik.

Nisur nga vazot që ndahen në bazë të koeficienteve, të kuqtë rrezikojnë të përballen me një kundërshtar “big”.

Partizani renditet në grupin e skuadrave jo favorite, kështu që janë të destinuar që të përballen me kundërshtarë të fortë, si Celtic, Rosenborg, BATE Borisov apo edhe Cervena Zvezda.

Nuk përjashtohet mundësia që “demat” të përballen në turin e parë me Shkëndijën e Tetovës, që është e vendosur në vazon e skuadrave të konsideruara favorite.

Pjesë e vazos së skuadrave favorite janë edhe kampionët e Sllovenisë, Maribor, si dhe ata të Sllovakisë, Slovan Bratislava. Me të dyja këto skuadra, të kuqtë janë përballur në vitet e fundit në Europë, por pa arritur të fitojnë kundër tyre.

Klubi i kuq mezi po pret të mësojë kundërshtarët e raundit të parë, teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka publikuar edhe listën e kundërshtarëve të mundshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco