Shqipëri-Moldavi, shihni kush është superior në përballjet direkte

Shqipëri-Moldavi, shihni kush është superior në përballjet direkte

13:16, 10/06/2019

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena” ndeshjet e katërt në Grupin H të eliminatoreve të EURO 2020 ndaj Moldavisë.

Dy ekipet kombëtare janë ndeshur 3 herë gjatë gjithë historisë, ku kuqezinjtë kanë fituar 2 përballjet e para, ndërsa e treta ka përfunduar në barazim.

Shqipëria ka fituar dy përballjet kualifikuese në vitin e largët 1995, me rezultatet 3-0 dhe 2-3.

Ndërkohë, përballja paksa më e afërt është miqësorja e zhvilluar më 15 gusht 2002, e cila ka përfunduar 0-0.

Nesër do të jetë sfida e katërt mes kuqezinjve dhe moldavëve, ku të besuarit e Edi Rejës do të synojnë 3 pikët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco