Arrigo Sacchi fiton gjyqin me agjentin e famshëm Mino Raiola

Arrigo Sacchi fiton gjyqin me agjentin e famshëm Mino Raiola

19:07, 04/06/2019

Mino Raiola u shpall fajtor për shpifje dhe kështu Arrigo Sacchi e ka fituar gjyqin me agjentin e famshëm.

Gjykata ka vendosur burg 3 muaj për Raiolën, që është konvertuar në një gjobë prej 6.750 eurosh, pa u përmendur në dëshminë e penalitetit.

I gjithë debati nisi pas ndeshjes mes Italisë dhe Polonisë, shtatorin e vitit të shkuar, ku Arrigo Sacchi për “Radio Dee Jay”, kritikoi ata që donin grumbullimin e  Balotellit në kombëtare.

Por Mino Raiola publikisht iu kthye duke thënë: “Sacchi ka treguar që nuk ka as klas dhe as inteligjencë. Fjalët konfirmojnë atë që të gjithë mendojnë por, nuk kanë kurajën ta thonë: ai ka lajthitur dhe më dhimbset”.

Kaq mjaftoi që ish-trajneri ta ndiqte çështjen penalisht, duke e fituar gjyqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco