Ish-trajneri ‘trazon ujërat’: Tek Interi vendoste agjenti i lojtarit

Ish-trajneri ‘trazon ujërat’: Tek Interi vendoste agjenti i lojtarit

22:46, 03/06/2019

Frank De Boer u ul në stolin e Interit në gusht të vitit 2016 dhe qëndroi për 84 ditë në detyrë, por nuk ia doli të udhëheqë zikaltrit drejt suksesit dhe u shkarkua më pas për t’i bërë vend Stefano Piolit.

Tani që kanë kaluar thuajse 3 vite nga ajo periudhë, holandezi ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij, ku ka zbuluar një detaj të pakëndshëm, që e kishte penguar në punën e tij.

“Tek Interi kalonim shumë kohë për të folur mbi politikat e klubit, me agjentët e futbollistëve. Një agjent i një futbollisti më tha se po ta dinte që nuk do aktivizoja klientin e tij, nuk do lejonte që të bëhesha trajner i Interit. Kjo tregonte qartë fuqinë e fjalës së tij, te drejtuesit e klubit”, zbuloi De Boer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco