Nuk shkonin në stadium, Borusia Dortmund u heq abonimet tifozëve

Nuk shkonin në stadium, Borusia Dortmund u heq abonimet tifozëve

22:30, 03/06/2019

Borusia e Dortmundit ka ndërmarrë një hap kundër tifozëve të vet.

Klubi verdhezi u ka hequr abonimet 500 tifozëve të saj, të cilët më parë e blinin abonimin vjetor rregullisht.

Një vendim i tillë ekstrem, ka ardhur nga fakt se në ndeshjet në shtëpi, edhe pse stadiumi ishte i shitur i gjithi, vihej re se rreth një mijë ulëse mbeteshin bosh.

Për të shmangur këtë situatë në vijim, dhe për t’i dhënë mundësi tifozëve të tjerë që dëshironin të ndiqnin ekipin nga afër, Borusia i ka hequr 500 tifozëve abonimin, tifozë të cilët nuk ishin të rregullt në stadium.

Limiti ishte ulur në 7 ndeshje. Nëse një tifoz nuk kishte qenë të paktën 7 ndeshje këtë sezon në stadium për të ndjekur ekipin, ai hiqet nga lista e të abonuarve, për t’i dhënë mundësinë dikujt tjetër, që do të jetë më shpesh në stadium për të përkrahur verdhezinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco