Në pritje të shkarkimit, Spalletti ka një mesazh për Interin dhe lojtarët

Në pritje të shkarkimit, Spalletti ka një mesazh për Interin dhe lojtarët

22:03, 27/05/2019

Luciano Spallettit ka zgjedhur Instagramin për t’u çuar një mesazh futbollistëve me të cilët punoi këtë sezon.

Me një foto fanellash të shumta, ku spikasin ato zikaltër në qendër, Spalletti komplimenton futbollistët e Interit për arritjen e objektivave, ndërsa i quan ata edhe “Emra për Champions”.

“Emra për Champions. Bravo djema! Keni çuar Interin përsëri në kompeticionin më të rëndësishëm në botë”, shkroi Spalletti në Instagramin e tij.

Mediat në Itali e kanë bërë fakt të kryer largimin e Spallettit ndërsa thonë se në vendin e tij do të vijë Antonio Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco