Mourinho: Shumë e rëndë për Klopp nëse humb sërish finalen e Championsit

Mourinho: Shumë e rëndë për Klopp nëse humb sërish finalen e Championsit

11:39, 24/05/2019

Jose Mourinho ka thënë se do të ishte një moment i vështirë për Jurgen Klopp nëse humb një tjetër finale në Champions League.

Tekniku portugez thotë se Klopp po mendon pozitivisht që mund të triumfojë në këtë finale.

“Nëse Jurgen fiton, kjo është një arritje e pabesueshme për të”, ka thënë fillimisht Mourinho për ‘Sky Sports’.

“Nëse Klopp nuk fiton, ju e dini… të humbni tri finale të Ligës së Kampionëve…oh, duhet të jetë më të vërtetë shumë e vështirë, por ai është një trajner shumë i mirë. Jam i sigurt se ai është duke menduar pozitivisht rreth fitores”, tha Mourinho.

Strategu gjerman gjatë karrierës së tij ka humbur 2 finale të Ligës së Kampionëve, një me Liverpoolin sezonin e kaluar dhe një me Borussia Dortmundin në vitin 2013, ku u mposhtën nga Bayern Munich.

Kujtojmë që më 1 qershor Liverpool do të përballet me Tottenhamin në finalen e madhe të Champions Leagues e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco