James vendos të ardhmen larg Bajernit, Serie A destinacion i ardhshëm?

James vendos të ardhmen larg Bajernit, Serie A destinacion i ardhshëm?

11:24, 23/05/2019

James Rodriguez në fund të sezonit do të përfundojë aventurën e tij me Bajernin e Mynihut.

Sipas medieve gjermane, kolumbiani i ka komunikuar agjentit të tij, Jorge Mendes se dëshiron të largohet nga Mynihu.

27-vjeçari luan prej dy sezonesh me kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që kartoni i tij i përket ende Realit të Madridit.

James fillimisht do të shkojë në Spanjë më pas Reali me shumë mundësi do të shesë kartonin e lojtarit që mund të provojë një eksperiencë të re në Serie A.

Ofertat dhe interesimi për ish-lojtarin e Monacos nuk mungojnë, ku Napoli dhe trajneri Ancelotti e dëshirojnë në “San Paolo” ndërkohë që edhe Juventus ka shfaqur interes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco