Paradoksi i Tiranës/ Ekipi i parë luan për mbijetesë, paratërinjtë shpallen kampionë

Paradoksi i Tiranës/ Ekipi i parë luan për mbijetesë, paratërinjtë shpallen kampionë

16:19, 22/05/2019

Tirana U-17 ka fituar me rezultatin 1-0 në finalen e Superiores Shënkollin U-17 dhe kështu është shpallur kampione e vendit për edicionin 2018-2019.

Ishte një ndeshje e cila pati vetëm një gol, por shumë grintë gjatë gjithë lojës.

Goli për Tiranën u shënua nga Stafa në minutën e 60-të dhe kishte kontestim, me pretendimin se topi nuk e kishte kaluar vijën fatale të portës

Rezultati mbeti i pandryshuar në minutat e mbetura, edhe pse Shënkolli bëri presion në portën kundërshtare.

Kësisoj, paratërinjtë e Tiranës shpallen kampionë të vendit, ndërsa ekipi i parë po luan për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco