Gattuso tallet me gazetarin e pavëmendshëm, e quan të shurdhët

Gattuso tallet me gazetarin e pavëmendshëm, e quan të shurdhët

13:59, 21/05/2019

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso e quajti një gazetar të shurdhër gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes kundër Frosinones.

“Këta 18 muaj nuk kanë qenë një shëtitje në fushë. ka pasur momente të vështira por jam argëtuar shumë, me të vërtetë jam argëtuar shumë”, ka thënë Gattuso.

Pastaj, një gazetar i pavëmendshëm i tha teknikut italian ta vlerësojë edhe më shumë periudhën sa ka qenë trajner i Milanit, Gattuso e dha një përgjigje që i bëri të gjithë në atë dhomë të qeshin.

“Jam argëtuar shumë, ai është i shurdhër dhe nuk dëgjon çfarë thashë më parë”, shtoi Gattuso.

Milani fitoi përballjen kundër Frosinones me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Krzysztof Piateku në minutën e 57-të dhe nga Suso në minutën e 66-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco