Berat Gjimshiti reagon për barazimin që Atalanta i mori Juventusit

Berat Gjimshiti reagon për barazimin që Atalanta i mori Juventusit

23:42, 19/05/2019

Atalanta ka marrë një pikë të artë në ndeshjen ndaj Juventusit dhe vazhdon të jetë në rrugën e mbarë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Berat Gjimshiti ishte titullar në sfidën e sotme dhe ka folur pas përfundimit të saj për mikrofonin e “Sky Sport”.

“Shpresonim në një fitore, kemi bërë shumë mirë në pjesën e parë. Ata kishin një rast me Ronaldon në fillim dhe ne kishim raste të ndryshme për gol. Sot treguam që donim të fitonim. Tashmë kemi një ndeshje me Sasuolon, e cila do të jetë e vështirë dhe këtë gjë e pamë në ndeshjen e tyre ndaj Romës”, deklaroi Gjimshiti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco