Bodybuilding/ Kosova fiton 4 medalje në Greqi

Bodybuilding/ Kosova fiton 4 medalje në Greqi

13:57, 19/05/2019

Kosova i ka fituar katër medalje, përfshirë një të artë, në Kampionatin Ballkanik në Badibilding dhe Fitnes në Greqi këtë fundjavë.

Bodibilderi Besard Maxharraj është shpallur kampion në kategorinë deri në 100 kg, si dhe kampion absolut në badibillding, raporton Gazeta Express.

Kosovën në këtë Kampionat Ballkanik e kanë përfaqësuar sportistët: Besart Maxharraj, Aldon Sadiku, Kushtrim Bajraktaraj, Flamur Grabovci, Florent Kadrolli e Blerta Brahimi.

Ky kampionat ka përfunduar me 18 maj dhe Kosova ka fituar dy medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.  

Këto janë rezultatet e garuesve të Kosovës Rezultatet:

Besard Maxharraj Bodibilding vendi i parë (1) në kat. -100 kg

Kushtrim Bajraktaraj Bodibilding vendi i parë (1) kat. -85 kg.

Aldon Sadiku vendi i dytë (2) kat. Classic Bodibilding kat. -180 cm.

Flamur Gerbavci vendi i tretë (3) Classic Bodibilding kat.-175 cm.

Blerta Ibrahimi Ëellnes vendi i gjashtë (6)

Florent Kadrolli vendi i shtatë (7) Classic Bodibilding kat. +180 cm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco