VIDEO/ ‘Unë kam marrë para në…’, Guardiola ‘tërbohet’ nga pyetja e gazetarit, ja çfarë i thotë …

VIDEO/ ‘Unë kam marrë para në…’, Guardiola ‘tërbohet’ nga pyetja e gazetarit, ja çfarë i thotë …

11:42, 19/05/2019

Mançester Siti kompletoi ditën e djeshme atë që u quajt tripleta angleze dhe që ndodhi për herë të parë në histori. Kampionati, FA Cup dhe Carabaco Cup ishin ato që finalizuan sezonin e Guardiolës, megjithëse pengu i madh është Liga e Kampionëve.

Megjithatë, Siti është në telashe pasi UEFA po ndjek një çështje për para të padeklarauara të ardhura nga fondacione të dyshimta. Ka qenë kjo një pyetje nga gazetarët e pranishëm që ka tërbuar Guardiolën. Ai e pyeti spanjollin nëse ai kishte përfituar pagesa të tjera nga drejtuesit e klubit, ashtu siç Mançini kishte deklaruar më parë.

“E ke idenë e pyetjes që po më bën? E di çfarë po thua, që unë kam fituar para nga situata të tjera? Mendon se meritoj këtë në ditën që po festojmë tripletën? Ti po më akuzon mua?”, ishin kundërpërgjigjet e spanjollit që dukej qartë që u acarua nga kjo pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco