Mema kritikon lojtarët: Nuk dhamë asgjë në fushë! Mbijetesa...

Mema kritikon lojtarët: Nuk dhamë asgjë në fushë! Mbijetesa...

20:25, 18/05/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema u shfaq i zhgënjyer me lojtarët e tij pas barazimit pa gola ndaj Kastriotit në ndeshjen e rëndësishme për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Në një prononcim për ‘Supersport”, tekniku i kryeqytetasve tha se megjithëse ishte një ndeshje si finale lojtarët e tij nuk dhanë asgjë në fushën e blertë.

"Ekipi ka qenë në presion, i ngarkuar. Jam munduar t’i shmang presionin, t’i flas me kujdes. Sot ka qenë një ndeshje që e kemi konsideruar si finale, por nuk ishte finale, nuk dhamë asgjë në fushë, në një ndesjhe që ishte më e rëndësishme", tha fillimisht Mema.

 

Gjithashtu Mema tha se do të mundohet për të karikuar futbollistët duke premtuar se do të "luftojë" deri javën e fundit.

Çdo trajner mundohet të bëjë punën si duhet, edhe për të karikuar futbollistët. Kam bërë zgjedhjen time kur kam ardhur këtu, edhe pse nuk e dija gjendjen. Do luftoj deri në fund, do punojmë shumë këto dy ditë që të kalojmë këtë situatë. Është një nga momentet më të vështira që po kalojmë. E kam konsideruar si fatkeqsi nëse do dilte Tirana në kategorinë e dytë.

Çfarë thonë lojtarët pas ndeshjes? Pse vuajnë anën psikologjike? A i kanë këta lojtarë cilësitë për të mbajtur Tiranën në Superiore?

E para, në një përzgjedhje të futbollistëve, është karakteri sportiv i pari, që bën të pamundurën, pavarësisht cilësive. Mendoj se ka lojtarë që kanë problematikën e vet, karikimin. Këtë gjë e sjell karakteri sportiv. Është një nga treguesit për përzgjedhjen e tyre, që te moshat. Nuk zgjidhet nëse nuk ka karakterin sportiv. Ia bëj edhe vetes pyetjen nëse kanë ndërgjegjie këta lojtarë, por nuk mund të flas më shumë në media. Ishalla përfundon mirë në favorin tonë, por si klub duhet të bëjmë analizën tonë, si të veprojë në të ardhmen për sa i përket përzgjedhjes së lojtarëve.

A ja vlejti që u luajt pa tifozë ndaj Kastriotit?

Kjo është pyetje për klubin, se nuk jam unë personi i duhur. Unë mendoj se tifozët duhet të jenë pjesë e klubit. Kemi lidhje shpirtërore me tifozët, por ka qenë edhe një problematikë që ndoshta mund të kishte tifozë në fushë e të prishnin ndeshjen, dhe kjo do i bënte dëm ekipit. E saktësoj, jo tifozët e Tiranës. Por, mund të kishte ndonjë skenar të tillë, dhe klubi merrte një barrë të madhe përspiër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco