Ish e dashura e Ronaldos: Iu tregoj si është Ronaldo në shtrat...

Ish e dashura e Ronaldos: Iu tregoj si është Ronaldo në shtrat...

21:50, 17/05/2019

Raffaella Fico, ish e dashura e Cristiano Ronaldos nuk beson se portugezi është i aftë për të përdhunuar një femër.

E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella foli për marrëdhënien që ka pasur me Cristianon ku sipas saj “s’mund ta bëjë këtë një djalë që të gjitha femrat i ulen në gjunjë”.

“Tashmë nuk kemi marrëdhënie të mira, nuk flasim më”, tha fillimisht ajo.

Akuzat për përdhunim ndaj tij? “Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Me mua ka qenë perfekt, në shtrat nuk ka qenë asnjëherë i dhunshëm dhe shumë i sjellshëm...”, ka deklaruar Raffaella Fico.

Kathryn Mayorga ka akuzuar Ronaldon se e ka përdhunuar në “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009, akuza të cilat janë hedhur poshtë nga CR7.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco