Ribery: Në 2010-ën më kërkonin 7 klube të mëdha. Bëra zgjedhjen ideale!

Ribery: Në 2010-ën më kërkonin 7 klube të mëdha. Bëra zgjedhjen ideale!

21:02, 15/05/2019

Pas 12 vitesh, Franck Ribery me lot në sy ka pranuar t’i japë fund karrierës me klubin e Bajernit të Mynihut.

Francezi ka rrëfyer për “Sport Bild”, në verën e vitit 2010 ai ka patur shansin të largohet nga Gjermania për t'u transferuar në një tjetër klub gjigant të Europës.

“Në 2010 mora një nga vendimet më të mira të karrierës time, duke qëndruar te Bayern. Dhe të mendosh që më kërkonin shtatë klube elitare në Europë”, tregoi francezi.

“Një çmenduri e vërtetë. Juventus, Inter, Milan, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United. Nuk ishte e lehtë të vendosja, me shumë ide që më vinin ndër mend”, rrëfeu Ribery.

Ribery është pjesë e bavarezëve që prej vitit 2007, por tashmë është i detyruar të largohet pasi Bajerni do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco