Presidenti Demi pas titullit kampion: Ishte dhurata më e bukur, Tirana e fiton derbin kur...

Presidenti Demi pas titullit kampion: Ishte dhurata më e bukur, Tirana e fiton derbin kur...

19:25, 12/05/2019

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi foli i emocionuar pas zyrtarizimit të titullit kampion.

Në një prononcim për “Supersport” në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, Demi ka lëshuar edhe një batutë për rivalin historik.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për titullin, që e prisnim, pas rezultateve që kemi arritur. Ishte dhurata më e bukur ta fitonim titullin zyrtarisht në derbi. Është si titull më vete. Të shohim vitin tjetër tani. Është e drejta e tifozëve të festojnë, sepse është një titull që vjen pas 26 vitesh.

Tani kam më shumë eksperiencë dhe të shohim për të ardhmen. Edhe po të ishte një president tjetër në vendin tim, do ta kishte fituar titullin me Partizanin. Tani e mira është që të merremi me kompleksin tonë dhe për mua kjo është më e rëndësishme. Fituam derbin, pasi ishim më mirë në fushë. Kur të iki unë nga Partizani, do ta fitojë Tirana derbin. Dua të ketë derbi gjithmonë.

Jemi ekip “fair-play”. Tirana e ka vetë në dorë qëndrimin në Superiore, ka ndeshjen direkt me Kastriotin, kështu që nuk mund të thotë njeri se e nxori Partizani nga kategoria. Partizani fitoi titullin”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco