Juventus ‘hedh grepat’ në Angli për trajnerin e ri

Juventus ‘hedh grepat’ në Angli për trajnerin e ri

13:39, 11/05/2019

Juventus prej kohësh po kërkon një trajner për të zëvendësuar Alegrin. Ky i fundit ka kërkuar ngritje page dhe investime të mëdha për të qëndruar, por duket se drejtuesit bardhezinjë po shikojnë alternativat për të sjellë në Torino një trajner që do t’i bënte te fitonin Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, Juventus ka nisur tratativat e para me finalistin e Ligës së Kampionëve, Poçetinon. Problemi është se argjentinasi fiton aktualisht 18 milionë euro në vit dhe me shumë gjasa ai do të kërkojë 20 milionë euro që të vishet bardhezi, shumë që i “tremb” torinezët. Por çfarë do të ndodh? Në Torino Alegri është shfaqur shumë nervoz me lëvizjet e funditë klubit. Megjithatë, Poçetino është i fundit në listë, pasi ajo kryesohet nga Guardiola, Deshamp, Simone Inzagi dhe Gasperini. Brenda të gjitha gjasave, në fund të sezonit Juventusi do të ketë një trajner të ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco