Shifra stratosferike/ Ajax humbet miliona euro nga eliminimi në gjysmëfinale

Shifra stratosferike/ Ajax humbet miliona euro nga eliminimi në gjysmëfinale

20:49, 09/05/2019

Futbollistët e Ajaxit dhe tifozët e skuadrës holandeze kanë pësuar një tronditje të rëndë kur goditja e Lucas Moura në sekondat e fundit përfundoi në rrjetë dhe kaloi Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampioneve.

Por tronditjen më të madhe klubi e ka pësuar sot, kur është hapur bursa ndërkombëtare.

Aksionet e skuadrës holandeze, e cila gjendet e kuotuar në bursë, kanë pësuar një rënie shumë të ndjeshme në Amsterdam,  me 21%, duke anuluar në këtë mënyrë edhe rritjen me thuajse të njëjtat shifra që kishte bërë vlera e aksioneve një javë më parë me suksesin në Angli.

Humbja i kushton klubit holandez një bonus prej 15 milionë eurosh, rreth 15% të fitimeve të tij në të gjithë vitin 2018, një dëm relativisht i rëndë ekonomik, edhe pse holandezët nuk do vuajnë duke llogaritur shiun e milionave që do u vijë nga merkato.

Njëkohësisht, ato shohin anën pozitive të pjesëmarrjes në bursë, pasi në krahasim me një vit më parë, vlera e aksioneve të klubit është 51% më e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco