Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas supergolit, ‘shpërthen’ Kompany: Ja çfarë po mendoja para se të gjuaja

Pas supergolit, ‘shpërthen’ Kompany: Ja çfarë po mendoja para se të gjuaja

08:30, 07/05/2019

Vincent Kompany është heroi i Manchester Cityt pasi me gjuajtjen e tij potente shënoi një ndër golat më të bukur të karrierës së tij.

Ky gol në fund kishte vlerën e tri pikëve për skuadrën e Guardiolas, e cila rimerr kreun një javë para fundit të Premier Leagues

Por, lojtari ka treguar pas ndeshjes se çfarë po i shkonte në mend pak sekonda para se ta lëshonte “silurën” e tij.

“Më neveritën zërat që dëgjoja duke thënë ‘Mos gjuaj’” ka thënë fillimisht Kompany.

“Unë kam bërë mjaftueshëm në karrierën time për të mos pasur lojtar të rinj që më tregojnë çfarë të bëj e çfarë jo” ka shtuar kapiteni.

Një javë para fundit, Manchester City është kryesuese në Premier League me 95 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco