Ajaxi drejt finales së Championsit, trajneri Ten Hag: Luftuam si ‘luanë’

Ajaxi drejt finales së Championsit, trajneri Ten Hag: Luftuam si ‘luanë’

08:16, 01/05/2019

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag, beson se ekipi i tij duhet të tregojë një paraqitje më të mirë, nëse dëshiron që të avancojë për në finalen e Champions League.

Tekniku holandez vuri re që disa detyra taktike nuk u vunë plotësisht në zbatim mbrëmjen e djeshme, edhe pse doli me fitore ndaj Tottenhamit në Londër.

“Luftuam si ‘luanë’, ishte një performancë shumë e mirë. E dominuam Tottenhamin në pjesën e parë, edhe pse më vonë harruam pak të luajmë futboll. Kjo erdhi prej kundërshtarit. Ata rritën fuqinë sulmuese dhe ne duhej të përshtateshim.

Ne vraponim pa u lodhur për topin, por Pochettino ndryshoi sistemin dhe ne duhej të reagonim. I dhamë disa udhëzime në fushë te lojtarët, por detyrat nuk u kryen siç duhet”, deklaroi Ten Hag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco