Hamburg-Leipzig, përcaktohet finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë

Hamburg-Leipzig, përcaktohet finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë

23:13, 23/04/2019

Leipzig është kualifikuar për në finale të Kupës së Gjermanisë për sezonin  2018-2019.

Në gjysmëfinalen e zhvilluar e zhvilluar në “Volksparkstadion”, skuadra e Leipzig ka mposhtur 1-3 Hamburgun.

Yossuf Poulsen në minutën e 12-të shënoi për epërsinë 0-1 të Leipzig, ndërsa 12 minuta më vonë vendasit barazuan në 1-1, ku rrjetën e gjeti Bakery Jatta.

Epërsia e Leipzig u rikthye në minutën e 53-të, pas golit të shënuar nga Vasilije Janjicic.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Emil Forsberg, kur shënoi në minutën e 72-të.

Në finalen e madhe, Leipzig takohet me fituesin e takimit Werder Bremen – Bayern Munchen, që do të luhet nesër.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco