VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar shënon golin e parë në Serie B

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar shënon golin e parë në Serie B

23:31, 22/04/2019

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastrioti Dermaku, i cili aktivizohet me Cozencën, shënoi mbrëmjen e sotme golin e parë në Serie B, në ndeshjen në shtëpi ndaj Spezias.

Në pjesën e parë Cozenca kishte humbur një 11-metërsh, ndërsa për të siguruar fitoren, mendoi Dermaku.

27-vjeçari, i cili më parë është thirrur edhe nga Panucci te Shqipëria, në minutën e 55-të shtyu një top pranë portës së kundërshtarit, të mbetur pas një goditje këndi.

Ky ishte goli i vetëm i takimit, me shqiptarin që i jep fitoren Cozencës, e cila ka siguruar mbijetesën dhe tani mban gjallë shpresat për të kapur fazën e “Play-Off”-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco