120 mln euro/ Ronaldo zbulon blerjen e madhe që duhet të bëjë Juventusi

120 mln euro/ Ronaldo zbulon blerjen e madhe që duhet të bëjë Juventusi

13:55, 22/04/2019

Cristiano Ronaldo po ndihmon skuadrën e Juventusit për të bindur Joel Felix që të transferohet në Torino.

Sipas “A Bola”, CR7 ka dhënë miratimin e tij për arritjen e marrëveshjes me Felix pasi ai e konsideron portugezin 'trashëgimtarin' e tij, shkruan SYRI.net.

Gazeta paralajmëron se Benfica është duke kërkuar plot 120 milionë euro për 19-vjeçarin e talentuar që ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha të Europës.

Për tu theksuar është fakti që Joel Felix së bashku me Ronaldon kanë të njëjtin agjent Jorge Mendes i cili do të thjeshtësonte akoma edhe më shumë negociatat për të veshur sezonin e ardhshëm fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

I vetmi problem për Juventusin është çmimi i lartë që kërkon Benfica për të shitur kartonin e lojtarit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco