PSG feston me tripletën e Mbappe titullin kampion. Neymar rikthehet ‘për tortën’

PSG feston me tripletën e Mbappe titullin kampion. Neymar rikthehet ‘për tortën’

23:02, 21/04/2019

Paris Saint Germain e ktheu në një festë të madhe përballjen me Monacon në “Parc de Princes”, duke triumfuar me rezultatin 3-1, edhe pse matematikisht e kishte fituar titullin disa orë para se të niste ndeshja (Lille barazoi 0-0 me Toulouse).

“Ylli” ishte pa dyshim Kylian Mbappe, që shënoi të tre golat e parizienëve, pa patur mëshirë për ish-skuadrën e tij, që e bëri të njohur pa i mbushur 17-vjeç.

Talenti francez realizoi dy herë në pjesën e parë në minutat 15’ dhe 38’, ndërsa në të 56-ën vulosi shifrat në 3-1.

10 minuta para fundit të kohës së rregullt Monaco realizoi golin e nderit me Golovin.

Me këtë tregolësh Mbappe ngjitet në kuotën e 30 finalizimeve në Ligue 1 dhe bëhet kërcënim serioz për Lionel Messin në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë në Europë (“ylli” i Barcelonës ka shënuar 33 gola).

Të dy rivalët për këtë trofe individual kanë nga 5 ndeshje në dispozicion në kampionatet respektive deri në përfundim të sezonit.

Duhet theksuar fakti që në pjesën e dytë u aktivizua sulmuesi brazilian, Neymar, që rikthehet në fushë pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco