FOTO/ De Jong dhe De Ligt te Barca, ja si rreshtohet ekipi i Messit sezonin e ri

FOTO/ De Jong dhe De Ligt te Barca, ja si rreshtohet ekipi i Messit sezonin e ri

11:24, 21/04/2019

Frenkie de Jong nënshkroi me Barcelonën në janar dhe do t’i bashkohet klubit në verë nga Ajaxi, por rrugës së tij është duke shkuar edhe sensacioni tjetër i gjigantit holandez, Matthijs de Ligt.

Ajaxi ka fituar shumë adhurues këtë sezon dhe tani duket e pashmangshme se shumë prej yjeve të tij do të largohen në verë.

Veçanërisht pasi Ajaxi është në gjysmëfinale të Lugës së Kampionëve pasi i tronditi kampionin në fuqi, Real Madridin, dhe njërin prej favoritëve, Juventusin gjatë rrugës.

Barcelona është ndër klubet që pritet t’ia rrëmbejë talentet e rinj klubit holandez.

De Jong do t’i bashkohet klubit katalonas në verë, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve për 75 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Por, ai mund të mos jetë lojtari i vetëm që i bashkohet Barçës nga Ajaxi në verë.

Matthijs de Ligt mund t’i ndjekë hapat e bashkëlojtarit dhe bashkatdhetarit të tij.

Kapiteni 19-vjeçar do të larohet në verë nga Ajaxi dhe derisa destinacioni i tij nuk dihet, De Jong e ka këshilluar t’i bashkohet atij në Barçë.

Me ardhjen e tyre, kështu mund të duket formacioni i Barçës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco