Racizëm te Man Utd? Lojtarët spanjollë mendojnë se trajtohen ndryshe nga ata anglezë

Racizëm te Man Utd? Lojtarët spanjollë mendojnë se trajtohen ndryshe nga ata anglezë

10:59, 21/04/2019

Skuadra e Manchester United duket sikur ka qasje ndryshe ndaj lojtarëve të Spanjës, përkundër atyre të Anglisë.

Juan Mata, Ander Herrera dhe David de Gea janë tre lojtarët spanjollë në skuadrën e United, por që duket se nuk po trajtohen më së miri.

‘Djajtë e kuq’ i kanë ofruar kontratë të re lojtarëve si Phil Jones, Chris Smalling dhe Ashley Young, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë me treshen spanjolle.

Herrera dhe Mata me shumë gjasë do të largohen në fund të këtij sezoni, kurse e ardhmja për De Gea është ende e paqartë.

Yjet spanjollë duket se janë të nervozuar me situatën në klub, pasi besojnë se nuk trajtohen njësoj sikur anglezët.

Sipas ‘Mail’, De Gea, Mata dhe Herrera ndihen të lënë anash nga bordi drejtues, dhe ndihen sikur shihen me një sy tjetër, transmeton lajmi.net.

Mata është lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës, Herrera pritet të kalojë tek PSG kurse De Gea numëron vitin e fundit të kontratës së tij.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i skuadrës për treshen spanjolle që po ndjenë mungesë respekti e barazie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco