Katastrofë/ Disiplina dënon sërish Kamzën e zbret nga kategoria

Katastrofë/ Disiplina dënon sërish Kamzën e zbret nga kategoria

16:42, 18/04/2019

Klubi i Kamzës ka marrë një tjetër goditje të rëndë.

Kamza u përjashtua nga Kategoria Superiore, për shkak të dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, në takimin me Laçin.

Por, nuk mbaron me kaq, pasi Komisioni i Disiplinës ditën e sotme ka vendosur që skuadra e 17-vjeçarëve të klubit të Kamzës të përjashtohet nga aktiviteti duke e zbritur një kategori më poshtë.

 “KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët”, ky ishte dënimi që ka publikuar Komisioni i Disiplinës ditën e sotme

Kamzalinjtë tashmë në sezonin e ardhshëm do t’i bëjë llogaritë për të rinisur nga Kategoria e Dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco