Gjendet shkaku/ ‘Guardiola s’e fiton Championsin se nuk e ka më Messin në ekip’

Gjendet shkaku/ ‘Guardiola s’e fiton Championsin se nuk e ka më Messin në ekip’

13:45, 18/04/2019

Ruud Gullit beson se i di arsyet pse Pep Guardiola po dështon të fitojë Ligën e Kampionëve, që pas largimit nga Barcelona.

Trajneri spanjoll e ka fituar dy herë këtë trofe kur drejtonte katalanasit në vitet 2009 dhe 2011.

Guardiola nuk ka arritur të fitojë këtë trofe që nga koha e largimit nga Barcelona, duke shkuar deri në gjysmëfinale me Bayern Munchen, dhe deri në çerekfinale me Manchester Cityn.

“Është për shkakun se ai nuk e ka Messin”, ka deklaruar Gullit për “Bein SPORTS” kur është pyetur për dështimet e vazhdueshme të Guardiolës në Ligën e Kampionëve.

“Kjo përbën një ndryshim të madh. Ai u përpoq ta bënte atë me Bayernin. Ai ishte afër çdo herë, por nuk e arriti dot, sepse nuk e  ka më Messin në ekip”, deklaroi legjenda holandeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco