Van Basten bën parashikimin për Juve-Ajax: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet!

Van Basten bën parashikimin për Juve-Ajax: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet!

18:13, 16/04/2019

Legjenda holandeze, Marco Van Basten ka bërë parashikimin e tij për super duelin ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit.

Në një intervistë për “Il Corriere di Torino”, ish-lojtari i Ajaxit ka folur për skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions Leagues, shkruan SYRI.net.

"Juventusi do të fitojë 2-1, do të shënojë edhe një herë Cristiano Ronaldo. Ajax është i fortë, më pëlqen mënyra se si luan. Kur kanë topin në zotërim, lojtarët e Ajax japin shfaqje mbresëlënëse. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të mirë, kur duhet të mbrojnë”, tha ai.

Sot në orën 21:00 Juventusi do të presë Ajaxin në ndeshjen e kthimit për Champions League. Kujtojmë që dueli i parë në Amsterdam përfundoi në barazim 1-1.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco