Ancelotti befason me deklaratën: Ja arsyeja e humbjes ndaj Arsenalit

Ancelotti befason me deklaratën: Ja arsyeja e humbjes ndaj Arsenalit

08:32, 12/04/2019

Arsenal fitoi me rezultatin 2-0 përballë Napolit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa Leagues.

Megjithëse pësuan humbje, Carlo Ancelotti beson se mund ta përmbys rezultatin kur ndeshja e kthimit që zhvillohet pas një jave në Itali.

“Do të jetë një atmosferë ndryshe, ne do të luajmë para publikut tonë. Nuk do të jetë e lehtë, por kemi besim dhe do ta dëshmojmë se kemi aftësi për të shënuar gola dhe për të përmbysur rezultatin përballë Arsenalit”, tha ai.

“Ne humbëm ndeshjen në 20 minutat e para sepse nuk u mbrojtëm mirë. Nuk duhet ta dramatizojmë rezultatin”, vijoi tekniku italian.

 “E dinim se do të ishte e vështirë, tani nuk kemi asgjë për t’u frikësuar dhe duhet të tregojmë gjithçka që kemi”, përfundoi Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco