Torreira ka dedikim special për golin kundër Napolit

Torreira ka dedikim special për golin kundër Napolit

23:21, 11/04/2019

Mesfushori i Arsenalit, Lukas Torreira, gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Napolit të vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës.

Golin e tij, uruguaiani ia dedikoi një shoku, i cili humbi jetën kohën e fundit për shkak të një aksidenti me makinë.

“Na mungon, Rafita”, ishte dedikimi i mesfushorit të Arsenalit.

Menjëherë pas golit, ai shkoi në stol për ta marrë një fanellë, në të cilën ishte shoku i tij Rafita bashkë me një fanellë të Sampdorias, e nënshkruar nga vetë Torreira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco