Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shmanget tragjedia, avioni me ekipin në bord bën ulje të detyruar

Shmanget tragjedia, avioni me ekipin në bord bën ulje të detyruar

23:04, 08/04/2019

Skuadra e Zalgiris Kaunas ka shpëtuar mirë nga një aksident me avion, pas një ulje emergjence, si pasojë e një defekti në sistemin e pilotimit.

Ekipi i basketbollit lituanez ishte nisur nga Madridi drejt Kaunasit me një Boeing 737, pasi kishte fituar në Spanjë ndeshjen e saj në Euroligë dhe prerë biletën për në çerekfinalet e turneut.

Por sapo ishin ngritur në ajër nga aeroporti i Madridit, avioni kishte ndeshur me vështirësi pas një problemi kompjuterik që nuk e lejonte pilotin të shihte se në çfarë lartësie ishte dhe në këtë situatë, ishte e pamundur të kryhej udhëtimi prej më shumë se 3 orësh.

Menjëherë ishte deklaruar situata e emergjencës dhe piloti kishte tentuar të ulej përsëri në Madrid, por pa sukses.

Kjo pasi mbi qytet kishte një rrebesh shiu që e bënte gjithçka të vështirë pa sinjalizuesin.

Më pas, avioni kishte marrë drejtimin për në Getafe, ku më në fund kishte arritur të ulej në një bazë ushtarake.

Kompania që organizon fluturimin doli me një deklaratë ku theksoi se asnjëherë pasagjerët nuk kishin qenë në rrezik, por lituanezët kanë deklaruar të kundërtën.

“Ekipi është i lumtur që u kthye të jetojë përsëri. Tani duket argëtuese, por jua siguroj që nuk ishte”, tha trajneri Sarunas Jasikevicius pas kthimit në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco