Greqia ‘djeg’ Fiorin Durmishajn, ja çfarë ndodhi sot kundër Bosnjës

Greqia ‘djeg’ Fiorin Durmishajn, ja çfarë ndodhi sot kundër Bosnjës

22:56, 26/03/2019

Federata Greke e Futbollit, ia doli të bindte vlonjatin Fiorin Durmishajn, që aktivizohet në Superligën greke tek Panioniosi,  të zgjidhte kombëtaren helene, duke i premtuar edhe një vend titullari në ekip.

Pas pajisjes me dokumentacion, Durmishaj vetëm sot ishte në gjendje të luante zyrtarisht, dhe në transfertë ndaj Bosnje-Hercegovinës, ishte ndeshja e parë që mund të aktivizohej.

Por, trajneri Anastasiadis e la në stol, në takimin ndaj boshnjakëve, por, edhe pse gjendej në disavantazhin e 2 golave, ai nuk e zgjodhi që ta hidhte në fushë (Greqia barazoi në fund 2-2).

Mes 3 zëvendësimeve, Durmishaj nuk ishte i preferuar, dhe kështu edhe në një takim ku i duhej një sulmues goli, grekët e lanë në stol, ndoshta për ta djegur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco