VIDEO/ Shqipëria ndryshon ‘fytyrë’, shfrytëzon modestët e Andorrës për të dalë nga kriza

VIDEO/ Shqipëria ndryshon ‘fytyrë’, shfrytëzon modestët e Andorrës për të dalë nga kriza

22:37, 25/03/2019

Shqipëria luajti ndeshjen e dytë në Grupin H eliminator të Euro 2020 në transfertë me Andorrën, shkruan Syri.net.

Pas humbjes 2-0 me Turqinë në “Loro Boriçi”, kuqezinjtë marrin fitoren e parë në këto eliminatore.

E drejtuar nga Ervin Bulku, skuadra jonë kombëtare shfaqi një tjetër fytyrë në Andorrë, duke fituar me rezultatin  e pastër 3-0.

Armando Sadiku përfitoi në minutën e 21-të nga një gabim i portierit kundërshtar, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Goli i dytë shënohet nga Bekim Balaj, i cili futet si zëvendësues dhe vë firmën e tij në minutën e 88-të.

Abrashi vulos fitoren 3-0 në fundin e sfidës.

Kësisoj, Shqipëria merr 3 pikët e para, duke risjellë disi qetësinë në skuadër, pas shkarkimit të Christian Panuccit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco