De Biasi: Dua të rikthehem të trajnoj...

De Biasi: Dua të rikthehem të trajnoj...

16:07, 24/03/2019

Gianni De Biasi dëshiron të kthehet në drejtimin e një skuadre. Në një intervistë për mediat italiane, ish-trajneri i Shqipërisë, i cili është i papunë që nga momenti që u shkarkua nga stoli i Alaves, ka zbuluar se ka patur oferta dhe shumë shpejt mund të jetë sërish në stol.

Tashmë që kuqezinjtë janë pa trajner mund të hamendësohet edhe një rikthim i tij te Shqipëria, edhe pse gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të pakta.

“Tani po bëj komentatorin në RAI për emisionin ‘90 minuti’, por shpresoj që të kthehem të trajnoj sezonin e ardhshëm. Kam refuzuar disa mundësi që më ofruan Frosinone dhe Venezia, por nëse arrin një propozim interesant për sezonin e ardhshëm, do të pranoj. Kam shumë dëshirë të kthehem të trajnoj dhe mendoj se i kam aftësitë për ta bërë diçka të tillë”, thotë De Biasi.

Deklarata këto të Gianni De Biasit, njeriut që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në një Kampionat Europian dhe tashmë që kuqezinjtë janë pa trajner, tifozët shqiptarë ëndërrojnë një rikthim të tijin në stol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco