Lojtari i Premierligës në planet e Real Madridit

Lojtari i Premierligës në planet e Real Madridit

13:18, 22/03/2019

Felipe Anderson la verën e kaluar Lazion për t’u transferuar në Angli te skuadra e West Hamit.

Braziliani është duke bërë mirë në Londër dhe për këtë ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Europës, Real Madridit.

25-vjeçari shihet nga “Los Blancos” si një alternativë e mirë nëse ata nuk arrijnë të kryejnë goditjen “Eden Hazard” nga Chelsea.

West Hami e transferoi Andersonin për 35 milionë euro, ndërkohë që një ofertë 60 milionë euro mund t’i bindë londinezët ta lërë të lirë mesfushorin e avancuar.

Në këtë sezon Anderson ka shënuar 8 gola me fanellën e “Hammers, ndërkohë që ka dhënë edhe 6 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco