Skandal në miqësoren Gjermani-Serbi, kore raciste nga tifozët

Skandal në miqësoren Gjermani-Serbi, kore raciste nga tifozët

08:51, 22/03/2019

Sipas asaj që shkruan gazetari i “Bild”, Matias Marburg, gjatë ndeshjes Gjermani-Serbi, janë dëgjuar kore raciste në drejtim të lojtarëve gjermanë.

Marburg u shpreh se kishte dëgjuar të shara në tribunën kryesore.

Në shënjestër kanë qenë Leroi Sane dhe Ikai Gyndoan, të dy lojtarë që luajtën nga minuta e parë në ndeshjen me serbët.

“Neger, neger, neger”, ishin thirrjet e disa personave, të cilët mendohen të kenë qenë të pirë.

Faqja zyrtare e kombëtares gjermane postoi një foto ku dënon këtë gjest: “Kundër diskriminimit, jo vetëm sot!”.

Ndaj personave përgjegjës pritet të hapet një hetim nga ana e policisë, e cila do të përdorë edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar racistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco