Drejtori i Interit tregon se çfarë do të bëjë Icardi

Drejtori i Interit tregon se çfarë do të bëjë Icardi

09:57, 19/03/2019

Edhe pas fitores së madhe në derbi me Milanin, në shtëpinë e Interit vijon të jetë e pazgjidhur çështja “Icardi”.

Për momentin, sulmuesi argjentinas vijon të stërvitet veç grupit, ndërsa Beppe Marotta paralajmëron zgjidhjen e shpejtë të situatës.

“Me Mauron jemi sjellë ashtu siç do të kishte bërë një kryefamiljar. Tani shpresoj që situata me atë të zgjidhet sa më parë. Icardi është një djalë i zoti dhe mund të na ndihmojë shumë. Kur te mbarojë terapinë me gjurin, do të kthehet në fushë. Ky është urimi im”, tha drejtori ekzekutiv i Interit.

Më pas ai tregoi emocionet e derbit të tij të parë si drejtues zikaltër, i fituar me rezultatin 2-3.

“Përjetova emocionet e derbit tim të parë të Madonninës. Gëzimi pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit ishte i madh, sepse vinim pas një momenti negativ. Marrja e fitores me një lojë të bukur na jep besim për të ardhmen”, përfundoi Marotta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco